Shifrat e shpopullimit/ Shqipëria “nën” Rilindje: Lindjet dhe vdekjet në një vit po shkojnë drejt barazimit

0
214

Të dhënat e fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se diferenca mes lindjeve dhe vdekje të popullsisë në Shqipëri po ngushtohet me ritme të frikshme. Sipas INSTAT gjatë vitit të kaluar në Shqipëri lindën 28 mijë e 561 foshnja dhe u shënuan 21937 vdekje. Kjo bën që shtesa natyrale e popullsisë, e llogaritur si diferencë mes lindjeve dhe vdekjeve të bjerë në vetëm 6624 vetë. Kjo është shifra më e ulët e shtesës natyrore të popullsisë e shënuar në 1 shekull, që nga koha kur Shqipëria nisi të mbante regjistrin demografik. Por kjo dukuri lidhet edhe me largimin e shqiptarëve nga vendi.

Gjatë 8 viteve të fundit llogaritet se 300- 400 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi. Arsyeja kryesore e këtij eksodi masiv është mungesa e punës, pagat e ulëta dhe sigurisht keqqeverisja. Këtë problem të rëndë demografik dhe social me pasoja për të ardhmen e vendit, qeveria “Rama” ka vendosur ta zgjidhë në mënyrën më ekstreme. Shqiptarët që ikin do të zëvendësohen me punëtorë emigrantë nga vendet e botës së tretë ose zonat e konfliktit. Projekti që përflitej prej kohësh në media tashmë është kthyer në ligj dhe do të votohet në Kuvend në ndryshimet e ligjit “Për të huajt”.

Një strategji e tillë është jo vetëm e gabuar, por edhe anti kombëtare. Shqiptarët janë një popull emigrantësh që e njohin shumë mirë se çfarë do të thotë të jetosh dhe punosh në një vend të huaj. Ndaj nuk ka vend për të kundërshtuar ndihmën ndaj emigrantëve, apo lehtësira që mund të krijojë shteti shqiptar për personat që vijnë për azil. Por ne radhë të parë duhet siguruar punësimi i atyrë që ke brenda territorit. Vendi ynë vuan prej dekadash nga papunësia dhe ndonëse Rilindja kishte premtuar një rritje galopante të të punësuarve gjithçka u rrudh te zyrat e punës, të cilat me shumë shërbejnë për propagandë se sa për punësim.

STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here