Standard.al

Regjisori i propagandës!!

0

Nga Bardh SPAHIA

Ka 12 ditë që ka nisur atë që e quan aksion anti-KCK, pa mbështetje ligjore, se as akti normativ, një e drejtë që ia njeh ligji, nuk ka marrë miratimin formal në kuvend. Absolutisht mbështetje luftës kundër krimit të organizuar, por ky spektakli, si vullnet i një njeriu që ka 7 vjet që mburret se po lufton krimin e organizuar, duket krejt bajat, kur sheh se si e keqpërdor parlamentin si ta kishte paradhomën e vet.

Të ashtuquajturit deputetë ia ndjekin pa bërë zë performancën, kryeministrit që duhet të kontrollojnë. Sa e vështirë është të plotësosh kuadrin ligjor? Gjëja më minimale në një shtet të së drejtës! Por është e veshtirë në fakt, kur synimin e ke tjetër dhe e shfaq si spektakël.

Asnjë lloj spektakli a reklame nuk iu desh Partisë Demokratike në 2005-ën, kur bazuar në premtimet e fushatës, u vuri prangat njëra pas tjetrës bandave të krimit të organizuar, të njëjtët që lirohen nën sundimin e Rilindjes dhe që kryeministri po pretendon t’u sekuestrojë pasuritë!

Sekreti ishte VULLNETI POLITIK, as spektaklet “one man shoë”, as propagandë tre mujore përgatitore, e as regjia e përditshme me kolonë zanore luftarake! Pa zhurmë e me FAKTE! Kaq e thjeshtë është! Në mos mbetet spektakël e mjeran madje, sidomos pa një mbështetje ligjore, duke rrezikuar efektin e kundërt!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.