Standard.al

“Paketa Anti-KÇK”, ‘godet’ ashpër Ngjela: Rama ka ide komuniste

0

Avokati Spartak Ngjela e cilëson nismën Anti KÇK si një ligj që lë hapësira për abuzime. Sipas tij, qeveria dhe kryeministri me këtë ligj nuk po godasin krimin, por vetëm pasurinë. Shqetësimin e tij, Ngjela e ka te zbatimi i aktit, i cili sipas Ngjelës nuk ka qëllim krimin por pasurinë, duke kujtuar se kjo është një ide komuniste.

“ Nëse është ndërrmarrje ndërkombëtare ka nëntekste të vështira për tu trajtuar. Nëse është ndërrmarrje e kryeministrit shqiptar, lë për të dëshiruar. Nuk po luftohet krimi i organizuar, por pasuria e krimit. Komunizmi e quante kapitalizmin krim të organizuar, mos ndoshta kështu e quajnë edhe këta? Nëse këta kanë përshtypjen se çdo kapital i madh është kriminal, atëherë këta janë komunizëm”, tha ndër të tjera Ngjela për ABC News.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.