Lidhja intime me zv/ministren?! Ambasadori i BE-së Soreca flet për herë të parë; Jo

0
172

I ftuar në Open në Top Channel Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka reaguar për herë të parë për akuzat për lidhje intime me një zyrtare të qeverisë Rama. Në media u shkruajt se ai kishte një lidhje me zv/ministren e Brendshme Romina Kuko.

“Nuk reagova publikisht sepse nuk doja t’i jepja rëndësi lajmeve të rreme. Këto janë të këqija, shpifje. Ata që shpërndajnë lajme të rreme, pas disa kohe kjo sjellje e keqe u shkon kundër.”, tha Soreca në emisionin “Open”.

Në lidhje me akuzat për korrupsion, ai u përgjigj: “Më lejoni të them një gjë e nuk do të spekuloj. Nuk jam dakord me ata që akuzojnë kolegët me korrupsion. Një ambasador është institucion dhe përgjigjet që jepen, jepen në formë institucionale. Ne flasim në emër të institucionit, jo vetëm unë por çdo ambasador tjetër. Çdo gjë që bëjmë këtu monitorohet. Dua që kjo të jetë tejet e qartë. Pra ne monitorohemi.”, tha Soreca.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here