‘Lëviz me makinën e vëllait’/ Rama përplaset keq me Klodiana Lalën

0
121

Klodiana Lala: Pse lëviz me makinën e vëllait?

Edi Rama: E dini që kryeministri i vendit tënd e di ti që është i vetmi, bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avion komercial.

Klodiana Lala: Nuk po bëni ndonjë hata zoti kryeministër, jemi vende të varfra…

Edi Rama: Kur ju më pyesni, duhet të prisni që të jap unë përgjigjen… Do jap përgjigjen që dua unë, jo atë që doni juve… Kur ma kap kallëzuesin peng nuk shkoj dot tek kundrinori.

Klodiana Lala: Kemi ardhur për të bërë pyetje zoti kryeministër…

Edi Rama: Unë dua të të shpjegoj ti më thua mua. Kur më bën pyetje më dëgjo. Unë do fillojë nga qielli dhe do dal tek nëntoka. Pse ky është një vend i varfër, unë e fillova nga fakti që me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shteti. Unë e kam bërë këtë zgjedhje. Unë Biznesin e përdor vetëm kur shkoj në Amerikë, nëse rri në ekonomik unë dal si pikëpyetje sepse kam një problem shëndetësor. Në raste urgjente kemi marrë dhe çarter. Atë makinë e ka certifikuar Garda si të sigurt dhe unë e përdor./ Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here