Standard.al

Foto e ditës/ Ja si e ngasin autobusin shoferët e linjave në Tiranë…

0

 

Boritë bien sa u hanë mushkëritë shoferëve, njerëzit kalojnë turma turma sa në një anë të rrugës në tjetrën…ky është ritmi në kryqytet, Tiranë. Lëvizja me urbanët e linjave pothuaj është një ferr. Po të marrësh atë të unazës, plas edhe derri. Po të kalosh në linjën e kombinatit ka disa alternativa, por më e shpejta është ajo e Kombinatit. Por në këtë linjë aventurat nuk kanë të sosur. Së fundi, janë bashkuar dhe dy fizarmonikë bashkë, dhe autobusi duket si tren… dhe kuptohet se ky urban çan me bori të fuqishme rrugën, për të mos përfshirë me vete rreshtin e makinave kur ka trafik, apo kur ndonjë telefonatë nga shefat u thonë të nxitojnë në stacion që t’ja kalojnë në shpejtësi, autobusit të Uzinës, fjala vjen, apo të Kasharit, a Yzberishtit. Kjo garë është e përditshme dhe pothuaj e zakonshme. Por linja e Kombinatit është horror më vete. Përveçse orëve të pikut, fluksit kur njerëzit dyden si në mëngjes herët, apo në orët e pasditës kur mbyllen orët e punës, a shkollave, linja e Kombinatit bëhet çdo herë aventurë. Njerëzit shtypen e shtypen, ngjeshen e ngjeshen, e më pas bum përplasen mbi njëri tjetrin, nga frenimi i befasishëm…Shpesh arsyet e këtij frenimi nuk është rrezikshmëria e ndonjë aksidenti të mundëshëm, por shpejtësia e ngasjes së mjetit, apo hutimit të shoferit…Si në foton e mësipërme, shoferët edhe flasin me video call më të afërmit, dhe shkojnë duke shkelur cdo centimetër frenat, me forcë, dhe dhunshëm. Asnjë pasagjer nuk e kupton arsyen pasi shpesh u shuken hundët pas kurrizit të tjetrit. Shoferët, veç halleve të tyre, në e kanë marrë apo jo rrogën në kohën e duhur, kanë apo nuk kanë pushim, se janë lodhur nga turnet e gjata, se kontrollorët e biletave shpesh u nxjerrin probleme, po ashtu dhe hajdutëve e xhepave…shoferët pra, shpesh hutohen edhe duke folur me të afërmit e tyre, jo thjesht me telefon por video… Sidomos kjo puna e telefonave me touch ja vështirëson më shumë bisedën, kur ngatërrohen rëndë, me dridhje duarsh sa në timon aq dhe në celular për të kapur “figurën” matanë ekranit…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.