Standard.al

E përshëndeti gjatë fjalimit, kush është ish-kryeministri serb që Ilir Meta “i heq kapelen”

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mbajti një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e organizuar nga ambasada e Kosovës në Tiranë, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Në Ballkan nga eksperienca ime 30 vjeçare nuk ka popull të keq dhe popull të mirë por ka politikë të mençur dhe vizionare dhe politikë vrastare dhe shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet dhe gjithë popujt”.

Gjatë fjalimit Ilir Meta tregoi se pavarësisht nga historia, paragjykimet që mund të kemi pasur për shkak të historisë, ka pasur fatin të njohë një udhëheqës të madh të Serbisë.

Bëhet fjalë për Zoran Gjingjiç, kryeministri i parë serb i zgjedhur pas rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviçit në vitin 2000.

Ilir Meta: Një demokrat, proeuropian, me vizion shumë të qartë europianizues që ishte Zoran Đinđić.Jam i bindur se ëndrra e shumë qytetarëve të Serbisë për një Serbi europiane është ende e gjallë. Ne asnjëherë nuk do të udhëhiqemi nga paragjykimet në raportin me Serbinë për të ardhmen.

Gjingjiç u vra më 12 mars të vitit 2003 nga një snajperist pranë ndërtesës së Qeverisë në qendër të Beogradit.

Organizatori i vrasjes, Millorad Ulemek Llegija, dhe snajperisti Zvezdan Jovanoviq janë dënuar me nga 40 vjet burgim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.