‘Çmendet’ PSG! Zbulohet shuma marramendëse që i ofron Mbappe-s

0
136

Paris Saint-Germain është gati të bëjë gjithçka për të siguruar rinovimin e Kylian Mbappé. Sipas asaj që shkruan “AS”, klubi francez është gati të bëjë një ofertë nga ato që nuk mund të refuzohen.

Bëhet fjalë për 50 milionë euro në sezon, që do e çojnë sulmuesin francez në nivelin e Mesit dhe Ronaldos. Një mënyrë kjo për të larguar pretendentët, me Real Madridin në krye.

Aktualisht Mbape përfiton 15 milionë euro në sezon dhe është lojtari i dytë më i paguar në Ligue 1 pas shokut të skuadrës, brazilianit Nejmar. Kontrata aktuale e sulmuesit me PSG-në skadon në vitin 2022.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here