Bardhi deklaratë të fortë: Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, po shkel Kushtetutën

0
171

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një mesazhi në Facebook pas nismës së qeverisë për t’i dhënë të drejtë Policisë së Shtetit të përgjojë personat e dyshuar, pa autorizimin e Prokurorisë apo pa vendim Gjykate.

Postimi i plote

“Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut.

Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë. Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm”, shkruan Bardhi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here