Standard.al

Sali Berisha nxjerr ‘zbuluar’ të vërtetat: Ja arsyeja përse Blushi i lëpihet Edi Ramës

0

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas një investigimi të publikuar nga CNA, ku thuhet se bashkëshortja e gazetarit Ben Blushi është ortake me Klodian Zoton e PPP-ve të inceneratorëve.

Berisha thotë se kjo është arsyeja se përse Blushi i lëpihet Ramës.

Postimi i Berishës:

“Arben Malavita i përfshirë në njërën nga vjedhjet më të medha me PPP të takspaguesve shqiptarë.

Miq, një dokument skandaloz i gjetur nga gazetarë investigativë dëshmon se Eva Blushi është ortake me mafiozin famoz Klodian Zoto që ka grabitur me PPP e djegësve të plehrave rreth 320 milionë taksapaguesve shqiptarë. Në këtë vjedhje mafioze Arben Malavita ka preferuar të angazhojë bashkëshorten Evën, duke dëshmuar se për të vjedhur dhe mbushur xhepat ai nuk njeh asnjë kufi.

Rikujtoj këtu të dashur miq se shqelmat dhe grushtat që hëngri Arben Malavita në restorantin e njohur Padam nga Alban Jaho kishin si shkak përdorimin e Evës për ndërhyrje në procese gjyqësore kundër Jahos duke abuzuar ne lidhjet e tyre me Edvin Mafinë.

Ky implikim mafioz i Arben Malavitës shpjegon edhe qëndrimet lëpirëse të neveritshme të Top Blushit ndaj Edvin Kristaq Mafisë dhe shpifjet e ulëta amorale të këtij televizioni ndaj kundërshtarëve te ketij te fundit.

Këtu më poshtë keni linkun e hetimit të gazetarit ivestigativ dhe dokumentet që faktojnë lidhjen këmbë e xhep të Arben Malavitës në njërën nga vjedhjet më të mëdha me PPP të takspaguesve shqiptarë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.