Reagimi i forte i shkritmares ndaj ministrit Lleshaj: Zoti ish- general, Kosova s’është dorëzanë …

0
89

 

Shkrimarja Flutura Açka reagon ne rrjetin social per nje deklarate te ministrit te Brendshem Aleksander Lleshaj

Reagimi i forte i shkritmares/ Zoti ish- general, Kosova s’është dorëzanë …

Nga Flutura Açka

Zoti ish-gjeneral, çfarë doni të thoni ju me këtë? Që Kosova është dorëzanë në helmimin e popullit shqiptar? Nuk kishin ndonjë lajm më të ndershëm të zhbëni moskuptimet e vizitës së djeshme të Albin Kurtit? Pavarësisht arsyeve, fundja një protestë popullore me lejën tuaj qe ajo. Ju e helmuat popullin me atë gaz, kthejuni pamjeve që t’i kujtoni ato orë tragjike të Tiranës njëqindvjeçare. Popullin që nuk ishte në protestë, që ecte në rrugë, fëmijët që dilnin në dritare kopshtesh të shihnin ç’bënin prindërit dhe “kujdestari” i jetës së tyre, shitësat, këpucëlyerësit, njerëzit që kishin mbushur baret e nuk i dokëndis politika. Sigurisht, më mirë gaz se plumba, por edhe pse 6 vjet në pushtet me të gjitha armët në duart tuaja, ju nuk i ndëshkuat kurrë vrasësit e katër shqiptarëve në 21 janar 2011. Kështu që i rrini larg Kosovës, ajo do të jetë shtet shumë përpara nesh, edhe pse ne gegëtoskë të këtushëm, i kemi futur shpesh shkopinj nën rrota. Mund ta kishe kursyer këtë “të vërtetë”, si shumë të tjera që nuk do t’i mësojmë kurrë. Duke parë sot portretin tuaj të kuruar, m’u përmbys siguria që shpesh ndeshim: pas një fytyre të dashur, jo gjithnjë rrinë babaxhanë. E të mendosh një çast që mund të ishit edhe presidenti ynë, nga kushti i vetëm se e dashuron letërsinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here