Standard.al

Paloka: Asgjë nuk ka për tu habitur! Këta “rilindasit” e vegjël ndjekin “bablokun” e manipulimit të votave

0

Nga Edi Paloka

 

Kur mendon se “rilindja” e ka zbrazur gjithe arsenalin e saj ne vjedhjen dhe manipulimin e votave , ata prape ja dalin te na “befasojne”.
U kapen duke blere vota ne Korce ne zgjedhjet e pjesshme lokale, pa patur asnje nevoje , vetem dy muaj pasi kishin marre pushtetin.
Vazhduan me zgjedhjet e Dibres e me pas me 2017 , manipulime te dokumentuara tanime ne dosjet 184 e 339.
Akti i fundit ishte 30 qershori, ku Rama vodhi dhe votimet ku kandidonte me veten…
Po me sa duket “rilindasit” nuk kane limite ; mbreme jane vetedemaskuar prape, pasi jane kapur duke manipuluar vota ne votimin elektronik ne nje sondazh te emisionit “Opinion”  brenda vete qeverise Rama.
Ne fakt asgje nuk ka per tu habitur; keta “rilindasit” e vegjel , thjesht ndjekin “bablokun” e manipulimit te votave. Rama ka 20 vjet ne pushtet por kurre nuk eshte votuar realisht. Qe me zgjedhjen e tij ne krye te PS per here te pare, Rama eshte denoncuar e demaskuar se bleu votat e delegateve ne votimin e dyte ( se te parin qe u votua drejte e humbi) . Prej asaj dite e deri me sot , Rama vetem ka korruptuar, blere e manipuluar zgjedhjet qe e kane mbajtur ne pushtet.
Nuk e di a ka me shqiptar apo nderkombetar qe beson realisht se Rama mund te zhvilloje zgjedhje te lira e te ndershme ne kete vend , kur keta kapen duke vjedhur dhe vetveten?!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.