Shpërthen edhe në rrjet, Meta: Presidenca, kala në mbrojtje të Kushtetutës. S’ka mazhorancë, opozitë e vagabond ndërkombëtarë që ta rrëzojë

0
110

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një intervistës për Euronews Albania dha disa deklarata te forta mbi aktualitetin politik ne vend, reformen ne drejtesi si edhe problemet me Kushtetuesen. Meta tha me bindje se “përplasja ime do jetë ballore me këdo që prek Kushtetutën. Për këtë të jenë të sigurtë të gjithë, si në mazhorancë edhe në minorancë”. 

Me tej Meta siguroi se Presidenca do jete gjithnje një kala në mbrojtje te Kushtetutes dhe nuk ka as mazhorance, as opozite e as ndonje vagabond nderkombetar qe mund ta vejë këtë në diskutim.

“Presidenti i Republikes eshte ne detyre deri ne 24 korrik 2022, ne kala dhe nje keshtjelle e pamposhtur ne mbrojtje te Kushtetutes. Le te kerkojne cfaredo intepretim dhe nga kushdo. Kjo histori ka marre fund. Do i bej thirrje te gjithe shqiptareve te dalin ne mbrojtje te Kushtetutes dhe kete e kam bere te qarte.”-pohoi Meta.

Ky deklarim i Presidentit nderkohë ka shperthyer fuqishem edhe ne rrjetet sociale, ku qendrimi i tij ne mbrojtje të Kushtetutës ka marrë vleresime të shumta nga qytetaret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here