Kreshnik Çollaku e thotë hapur: Beogradi shqetësohet pse Kosova ka kryeministër Albin Kurtin

0
130

I ftuar në hapësirën intervistës në ‘Ora News’, anëtari i këshillit kombëtar të PD Kreshnik Çollaku, tha se në përballjen mes Kurtit dhe Vuçiç në Mynih, pret që kryeministri i Kosovës të jetë një negociator i vështirë për presidentin serb.

“Mendoj që në Beograd janë shumë të shqetësuar pse Kosova ka një kryeministër si Albin Kurti. E para sepse ai është një politikan kokëfortë, i vendosur, një njeri që beson në idetë e tij dhe ka mbështetjen e popullit të Kosovës.

Nëse do të jetë e njëjta retorikë, është çështje forme. Kostumi i një kryeministri, marrëdhëniet me të tjerë, qofshin këta kundërshtarë dhe armiq, u detyrohet një mënyrë protokolli në komunikim.

Unë nuk kam asnjë dyshim që Albin Kurti do t’i qendrojë stoik parimit që thënë dje, ka thënë sot dhe që ka mbështetjen e njerëzve dhe për këtë u votua.

Mendoj që Albin Kurti ka për të qenë një negociator i vështirë për Vuçiç por ky është një element shumë i mirë Për mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare në këtë përplasje”, u shpreh Kreshnik Çollaku.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, pritet këtë fundjavë të përballet për herë të parë personalisht me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Dy shtetarët do të jenë të ftuar në një konferencë me dyer të mbyllura për sigurinë, që zhvillohet të premten deri të dielën në Mynih të Gjermanisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here