Standard.al

Ironia e gazetarit! “Tirana, Amerika jonë e vogël”. Kështu tha Ai, mashtruesi,Po e them edhe Unë, si e përjetoj çdo ditë atë..

0

Nga Ylli Dylgjeri

 

Kështu tha Ai, mashtruesi, në një fjalim show mbajtur për 100 vjetorin e Tiranës. E tha pa ju dridhur qerpiku. E tha siç i thotë Ai batutat e propagandës 15 vjeçare.
E tha përballë trupit diplomatik, ministrave, deputetëve, shtypit, bashkiakëve, guakëve, e ku di çishin mbledhur për ta dëgjuar. E tha me gojën plot pasi tregoi një histori emrimi ambasadorësh në Tiranë.
E tha pasi i ndroj disa shtëpi banimi në Kryeqytet e së fundi po jeton në vilën bunker një fshat të Tiranës.

Por a është Tirana sot një Amerikë e vogël?

Po e them edhe Unë, si e përjetoj çdo ditë atë…pa i hyrë çmimit të jetës.
Kam më shumë se 4 vite, qëkurse Kryetar Bashkie erdhi Erion Velija që më është veshtirësuar jeta mu
në zemër të Tiranës.
Po, po, jetoj në rrugën Sami Frashëri, në Pallatin 9/1. Eshtë e tmerrshme të hyj e të dal si këmbësor në një rrugicë 1 metër e 30 për në shtëpinë time. Le më të përdor makinën. Bllokim përpara, bllokim pas. Kam 3 vite, qëkurse parkimet janë bërë me pagesë, hyj me turinj në garazh, e dal me bythë. Vetëm me bythë mund të dal! Eshtë e pa mundur ndryshe. Makinë majtas, makinë djathtas dhe një shenjë sinjalistike e bashkisë qe rri e ngrehur pa asnjë funksion ndalues. Supermarketi poshtë pallatit bllokon me furnizimet çdo cep të rrugës. Ankohem te policët e bashkisë, më thonë duhet të flasësh me sallën. Flas me policët e rendit, më thonë drejtoju…stallës!. Më tej. Çdo ditë një grumbull të rinjsh gjimnazistë hanë, pinë drogë e birra, cola, fara, patatina, bëjnë dashurira e marrëzira mu
në sy të fëmijve e familjarëve të pallatit. Çfarë hanë
e hedhin në tokë. Çfarë pinë e thyejnë ku të mundin. Çfarë dashurojnë e tradhëtojnë…
E si për mos mjaftuar këto, në darkë vonë 2-3 fëmijë endacakë flenë brënda shkallës së hyrjes, te kabina e sahatëve elektrikë. Trishtim.
Kjo është Tirana, Amerika jonë e vogël.
Ambasadorët dinë ku vinë. E kur ikin, na mësojnë:
Ndiq paranë…pasi e lodhin vetë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.