Ilda Bejleri ka aksidentuar kalimtaren? Sqaron vetë gazetarja sportive…

0
133

Ditën e sotme u hodhën dyshime se gazetarja e njohur Ilda Bejleri ka aksidentuar një 64-vjeçare pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Mediat bënin të ditur se 64-vjeçarja është goditur rëndë teksa po kalonte vijat e bardha, ndërkohë që gazetarja është larguar nga vendngjarja.

Automjeti “X5” i zi sipas mediave rezulton të jetë i Ilda Bejlerit, gazetare sporti në Top Channel.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetares Ilda Bejleri, e cila ka mohuar këtë lajm, duke u shprehur e habitur sesi mund të shpifet për diçka të tillë.

“Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”– shkruan Ilda në Instagram.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here