Standard.al

Del për herë të parë fotoja/ U masakrua me sëpata e hanxhar, cili ishte prifti shqiptar…

0

 

Del për herë të parë fotoja/ U masakrua me sëpata e hanxhar, cili ishte prifti shqiptar…

 

Koleksionisti Niko Kotherja publikon, për herë të parë foton e vetme të martirit të gjuhës shqipe papa Kristo Negovanin. Në një postim në rrjetet sociale, ai shënon se shumë të tjera u zhdukën më vrasjen e tij macabre, në natën e 12 shkurtit 1905.

“Eshte e jashtezakonshme kronika biografike e nje njeriu qe u ekzekutua ne moshen 30 vjecare, por qe la pas nje emer te madh e vepra te skalitura fort ne ndergjegjen kombetare.

I masakruar me sepata e hanxhare prej andarteve greke, bashke me te vellane dhe te tjere punetore te shkolles e gjuhes shqipe, kur doli drita e dites, pamja e kodres mbi fshatin Negovan i perngjante nje kasaphane te tmerrshme.

Nipi i deshmorit te gjuhes dhe shkolles sone, prof. dr. Kico Negovani me ka treguar se ate mengjes, gjyshja e tij (bashkeshorte e papa Kristos) ka dale mbi koder me thes ne dore duke mbledhur copat e trupit te klerikut te masakruar, qe ishin hedhur andej-ketej dhe disa gjymtyre nuk mundi t’i gjente.

Sot, perkujtojme 115 vjetorin e vrasjes makabre te ketij personaliteti te madh, qe jeten e tij ja kushtoi Ungjillit shqip, shkolles shqipe, shkrimeve fetare e laike, nxenesve dhe femijeve”, shënon Kotherja. Ndërsa në një foto tjetër, të publikuar nga Arkivi i shtetit, historia e këtij prifti shqiptar vjen si kujtesë në ditën e tij të ndarjes nga jeta: “115 vite më parë u masakrua barbarisht prej banditëve grekë atë Kristo Negovani (Kristo Harallambi), në vitin e tridhjetë të jetës së tij. Fillin e veprimtarisë së tij klerike dhe didaktike e ndërpreu largimi i parakohshëm nga jeta dhe në rrethana çnjerëzore më 12 shkurt 1905. Theroria e atë Kristo Negovanit mbeti e gjallë në mendjen e patriotëve të kohës dhe i vetmi imazh fotografik i tij është riprodhuar herë të pafundme. Një prej këtyre imazheve vjen nga Parisi i largët, riprodhuar nga patrioti Nikolla Lako, pronari i një shtypshkronje të vogël, në të cilën shtypte libra mësimorë në gjuhën shqipe dhe kartolina. Njërën syresh e paraqesim këtu. Në fotografi: atë Kristo Negovani.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.