Dekriminalizimi/ KQZ i heq mandatin këshilltarit socialist në Kamëz: Fshehu dy dënime në Zvicër

0
95

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar rezultatet e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për anëtarin e këshillit të Bashkisë së Kamzës, Mirush Dema (Troci), pasi është dëbuar nga Suedia dhe është ndaluar në Zvicër.

Pas një seance të shkurtër, KQZ ka shkarkuar Demën pasi është prekur nga ligji i dekriminalizimit.

Më 10 shkurt, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e mandatit të këshilltarit të Bashkisë Kamëz, Mirush Dema, pasi sipas verifikimeve ai ka rezultuar të ketë fshehur dy dënime në Zvicër.

Sipas hetimeve në vitin 2014 Dema, i ka ofruar për t’i shitur katër qese heroinë një polici në Zvicër, i cili ishte i infiltruar.

Për këtë ngjarje Dema është dënuar, megjithatë dënimi iu konvertua në gjobë. Po kështu këshilltari socialist rezulton se ka ndryshuar mbiemrin pas martese, nga Troci në Dema.

Çfarë ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit Mirush Dema?

Në formularin e dekriminalizimit Mirush Dema ka shkruar se ka pasur dhe gjeneralitete të tjera, pasi më parë ka mbajtur dhe mbiemrin Troci. Po ashtu Dema deklaron se ka qenë i ndaluar në Zvicër, në qytetin e Gjenevës në vitin 2014, por në fund ka rezultuar i pastër dhe është lënë i lirë.

Më tej në formular është shprehur se ndaj tij është vendosur dhe një masë shtrënguese “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, e cila ka qenë në fuqi në kohën kur është plotësuar formulari, pasi është ndaluar në Suedi.

Sipas të dhënave ai është shpallur non grata në vendet e BE për tre vite, masë shtrënguese e cila ka përfunduar në tetor 2019, pasi është dëbuar nga Suedia për shkak të shkeljeve të rregullave të Shengen-it.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here