Debat i ashpër në Kuvend/ Ruçi përjashton nga seanca Ralf Gjonin

0
123

Seanca e sotme e Kuvendit që po vijon prej paradites është shoqëruar me debate të forta mes kryetarit Gramoz Ruci dhe deputetit të LSI-së, Ralf Gjoni.

Teksa ky i fundit po fliste për dështimin e reformës në drejtësi dhe kapjen e shtetit nga mazhoranca, kryetari i Kuvendit i ka ndërprerë fjalën me argumentin se ishte jashtë rendit të ditës dhe i kërkoi të lironte foltoren.

Por Gjoni nuk i është bindur urdhërit të Gramoz Rucit. Pas disa paralajmërimeve ky i fundit e ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e opozitës së re.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer Ralf Gjonit, prandaj nisi të etiketime dhe akuza nga Gramoz Rucit. “Të të vijë turp, komunist. E ke kthyer Kuvendin në pronë private”, është dëgjuar Ralg Gjoni t’i drejtohet kryetarit të Kuvendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here