Standard.al

Alibeaj e thotë troç: Kjo qeveri e ka shndërruar demokracinë në regjim

0

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj  u shpreh se faktori ndërkombëtar e ka kuptuar që në këtë vend kjo qeveri e ka shndërruar demokracinë në regjim.

Pjesë nga biseda në studio

Ke një raport të OSBE/ ODIHR që tregon fare qartë se çfarë është në gjendje të bëjë Rama me zgjedhjet. Kjo nënkupton që ndërkombëtarët janë kundër Ramës?

Enkelejd Alibeaj: Nuk janë kundër Ramës, janë pro shqiptarëve.

Tani janë bërë vigjilent…

Enkelejd Alibeaj: Jo vetëm që e thonë, por e shkruajnë. E shkruajnë tek raporti i OSBE/ ODIHR, te dokumenti i Bundestagut. Bëni reformë zgjedhore, testojini ato dhe plot kushte të tjera, sepse kanë kuptuar që në këtë vend kjo qeveri e ka shndërruar demokracinë në regjim. Ne besojmë që opozita ka aleatë shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët sot janë më të qartë dhe më të ndërgjegjësuar edhe pro aktivë madje që shqiptarëve tu japin proces elektoral të lirë për një qëllim: Që ky vend të kthehet në një vend civil dhe ti hapen negociatat. Në po bëjmë pjesën tonë.

Alibeaj përsëriti qëndrimin e opozitës se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.