Meta me studentë e mësues, mesazh të fortë nga Presidenca: Mos e braktisni Shqipërinë

0
146

“Mos e lini Shqipërinë”. Ky ka qenë mesazhi i fortë që kreu i shtetit Ilir Meta, bashkë me pedagoge, mësuese dhe studente ekselentë ka bërë për të shqiptarët në Ditën Ndërkombëtare të Grave në Shkencë.
Në një postim në Facebook, kreu i shtetit thekson se fenomeni i largimit të shqiptarëve nga vendi na rrezikon më shumë se kurrë. Ai shprehu mirënjohje për akademikët që frymëzojnë brezin e ri me shpresën për të ndërtuar të ardhmen në Atdheu.

Shumë i lumtur që në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, së bashku me dhjetra studente ekselente, pedagoge e mësuese të nderuara, të bashkoheshim me një mesazh të fortë kundër fenomenit të shpopullimit që na rrezikon më shumë se kurrë: MOS E BRAKTISNI SHQIPËRINË!
Mirënjohje dhe falenderim të veçantë për kontributet dhe përkushtimin e veçantë të mësuesve dhe pedagogëve të angazhuara në shkencë, që e frymëzojnë brezin e ri me shpresën për të ndërtuar të ardhmen në Atdheun tonë
”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.

  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here