Standard.al

Lumë kritikash nga biznesi amerikan për qeverinë: Bllokon investimet!

0

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, AmCham, që përfaqëson 222 biznese të huaja dhe vendase me lidhje tregtare me SHBA, me të ardhura të përbashkëta 2.8 miliardë USD dhe që përfaqësojnë 22% të ekonomisë shqiptare, ka lëshuar ditën e djeshme një lumë të vërtetë akuzash dhe kritikash në adresë të qeverisë shqiptare.

 

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço theksoi së pari nevojën urgjente që ka Shqipëria për një reformë të thellë në klimën e biznesit, si e vetmja mënyrë për të tërhequr investime të huaja të reja. Gjatë një konferencë për shtyp, zoti Jaço theksoi nevojën e thithjes së investimeve të reja të huaja pasi TAP dhe Devoll janë në përfundim: “Shqipëria është në një moment kur investimet janë më të rëndësishme se zakonisht. Kjo sepse kemi dy investime të mëdha infrastrukturore TAP dhe Devoll të cilat janë duke përfunduar. Këto dy projekte kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në ekonomi dhe si rrjedhojë përfundimi i tyre duhet të zevendesohet me diçka tjetër, në mënyrë që ne te mbajmë të paktën një nivel të PBB aty ku ka qënë.”

 

Presidenti i AmCham u shpreh se investimet amerikane në Shqipëri janë nën potencialin e mundshëm dhe krahasuar me vendet e tjera të rajonit, më të ulëta: “Në lidhje me investimet amerikane, Shqipëria me SHBA-në ka një bilanc tregtar prej 100 milion dolalrësh, i cili është shumë i ulët, nën potencialin e mundshëm. Po ta krahasojmë me bilancin tragtar të Maqedonisë së Veriut që është 230 milion, pra 2.3 herë më i lartë se i yni, edhe pse Maqedonia është një vend më i vogë me ekonomi më të vogël se Shqipëria. Për të mos përmendur kompozimin e këtij bilanci që në rastin e Maqedonisë së Veriut është pozitiv, pra eksportet janë më të larta se importet. Ndërkohë që për Shqipërinë është e kundërta. Pra potenciali i marrëdhënieve tregtare me amerikën është më i lartë se ai që është në këtë moment.”

 

Shkak për investimet e ulta të huaja, sipas Jaços, është dhe klima jo e mirë e të bërit biznes në Shqipëri si një prej arsyeve kryesore që i shtyn investitorët e huaj në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor: “Në raportin e Bankës Botërore, Doing Business Report me të cilën konsulothen si investitorët ashtu edhe ekspertët e ndryshëm, Shqipëria renditet e 82-ta. Mali i zi e 50-a. Kosova e 57-ta. Serbia 44-ta. Maqedonia e 17-a. Pra ne kemi një hendek shumë të madh mes pozicionit ku ndodhemi dhe pozicionit të Maqedonisë së veriut. Nuk është çudi pra që pjesën më të madhe të investimeve të huaja në rajon i merr Serbia dhe Maqedonia e Veriut.”

 

Sipas Jaços një element që ka ndikuar për keq në investimet e huaja është fakti se paketa fiskale ndryshohet shpesh, pra nuk ka qëndrueshmëri, dhe gjatë hartimit të saj nuk merren parasysh kërkesat e bizneseve: “Vetëm po të marrim Paketën Fiskale, ne vërejmë që në 5-6 vitet e fundit, ky ligj na është dhënë për njoftim 2-18 ditë përpara, pra asnjëherë nuk ka përmbushur nivelin minimal të periudhës së njoftimt, gjë që nuk na ka lënë mundëisnë e duhur për të ndërtuar opinionet tona. Këto janë paketa komplekse që kërkojnë punë të madhe nga avokatët tanë dhe ktu kemi pasur vëshirësi. Ne e gjejmë këtë praktikë të gabuar, me efekte negative për besimin reciprok mes komuniitetit të biznesit dhe adminsitratës publike.”

 

Për të gjitha këto arsye, Jaço tha se duhet bërë një reformë e thellë në në klimën e investimeve, në mënyrë që shqipëria të jetë më konkurruese. Ai shprehu gatishëmrinë e Dhomës Amerikane të Tregtisë për të bashkëpunuar me qeverinë dhe komunitetin e sipërmarrësve si e vetmja mundësi për të tërhequr investime të huaja dhe për të shfrytëzuar potencialin e vendit.

“Për fat të keq ne vëmë re se edhe përmirësimi i legjislacionit në Shqipëri është bërë shumë i vështirë, vijoi Jaço. Sipas tij, Shqipëria ka probleme serioze në lidhje me proçesin e konsultimit publik. E thënë pak më thjeshtë, administrata publike me përjashtime të rralla, nuk respekton Ligjin pwr konsultimin publik. Ky ligj në fuqi detyron organin publik që drafton ligjin, t’i japë palëve të interesuara minimalisht 20 ditë punë për të depozituar opinionin e saj, ose në raste të legjislacioneve komplekse, 40 ditë. Në analizën tonë kjo nuk ndodh. Vetëm po të marrim Paketën Fiskale – një nga paketat më komplekse ligjore – ne kemi marrë njoftim nga 2 ditë në 18 ditë por asnjëherë nuk ka përmbushur as pragun minimal të 20 ditëve” tha Jaço. Ai e cilësoi “këtë një praktikë të gabuar, dhe me një efekt negativ për besimin reciprok mes komunitetit të biznesit dhe administratës publike”.

 

Agjencia

Në të njejtën frymë, pak ditë më parë, është shprehur edhe gjigandi ndërkombëtar i vlerësimit “Standard and Poors”, duke paralajmëruar qeverinë që të përmirësojë urgjentisht klimën e biznesit sepse ekonomia po kërcënohet nga rënia e investimeve. Në raportin e fundit të vlerësimit, “Standard and Poors” nënvizon se numri i vogël i projekteve të investimit që janë në horizont ka rritur rreziqet për ekonominë shqiptare si dhe do të ngadalësojë rritjen ekonomike të vendit.

“Për periudhën 2020-2023 ne parashikojmë se ekonomia shqiptare do të rritet mesatarisht me 3.5 për qind në vit. Por ky parashikim rrezikohet nga rënia e investimeve dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike në vendet partnere si Greqia dhe Italia”.

Vitin e kaluar investimet totale në ekonominë shqiptare të kryera nga privatët dhe buxheti I shtetit ishin 23.4 për qind e prodhimit kombëtar.  Por sipas parashikimeve të “Standard and Poors”, në katër vitet e ardhshme investimet do të jenë në tkurrje të vazhdueshme duke zbritur në 19.9 për qind në vitin 2023. Kjo rënie i atribuohet kryesisht përfundimit të dy investimeve të mëdha, gazsjellësit “TAP” dhe kaskadës së Devollit, ndërkohë që nuk ka asnjë projekt tjetër në horizont për zëvendësimin e tyre.

Ekspertët e “Standard and Poors” nënvizojnë se e vetmja mënyrë që ekonomia shqiptare të dalë nga ky kurth është përmirësimi I klimës së biznesit për të tërhequr më shumë investime të huaja. Kjo paralajmëron “Standard and Poors” do të jetë kritike për prespektivën ekonomikë të Shqipërisë dhe rritjen e nivelit të të ardhurave për qytetarët.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.