I miri, i keqi (+i shëmtuari) dhe toka e askundit

0
189

Nga Altin Goxhaj

 

Reflektim pas vizitës së Albinit në Tiranë

Ns Albini nuk do përfaqësonte interesin më të Mirë të Kosovës dhe shqiptarëve në takim me Ramoviçin tonë, do kishte reaksion në Kosovë, brenda VV, Parlamentit dhe përballë opinionit publik në 2 anët e kufirit! Hiç mos u habisni të kërcënohej edhe me shkarkim nga ata që e votuan në Parlament apo më gjerë!

I Mirë apo i Keq brenda vetes, Lideri do luajë të Mirin dhe kjo tregon se edhe kur lideri është burrë i Mirë a i Keq (çështje fati) ns funksionojnë institucionet Lideri edhe kur do me bo Keq është i detyruar të bëj m
Mirë.. ndërsa kur do me bo Mirë, bën shumë më Mirë! Në rast të kundërt, pra kur s’ka institucione Lideri shfaq më të Keqen e tij deri në Shëmti Absolute

Pra fuqia e institucioneve pengon të Keqin (apo të Keqen brenda Liderit) dhe favorizon të Mirin (apo të Mirën)!

Kjo për të kuptuar se pse në Shqipëri ka ra Tërmeti i Rilindjes së Sorosit prej 12 ballësh dhe ka rrafshu çdo lloj institucioni duke e bërë të Keqen të pamatë, të pafund dhe Tokën tonë të Askundit, të sunduar nga klyshët psikopatikë zombie të Rilindjes ku shqiptarët po ja mbathin në të katër anët për të shpëtuar nga kafshimi i të Keqjes që na ka kaptuar!!!

P.s. E shkruajta këtë edhe për t’i kujtu shqiptarëve të Kosovës se sa rëndësi ka të kenë institucione të forta larg kontrollit të Kryeministrit për të mirën e Kosovës por edhe të vetë Kryeministrit! Nëse s’do tregohen vigjilentë, do pësojnë fatin tonë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here