FOTO-VIDEO/ Kryetari i FRPD publikon mesazhin e të rinjve për Erjon Veliajn: Drejtësi për Arditin!

0
81

Tirana ka festuar sot 100-vjetorin e shpalljes kryeqytet të Shqipërisë me muzikë e me pijen simbol Birra Tirana. Gjatë fjalimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në sheshin “Nënë Tereza” FRPD ka hedhur fotot e Ardit Gjoklajt, 17¬-vjeçari që vdiq në landfillin e Sharrës.

Postimi i plote

3 vite pas vdekjes tragjike të Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës, Erion Veliaj ende nuk hetohet, sepse drejtësia e re e Edi Ramës burgos të pamundurit dhe mbron qeveritarët e zhytur në krim dhe korrupsion.

Gjaku i Ardit Gjoklajt është thirrje për çdo të ri për të mos harruar. Ardit Gjoklaj është apel për reagim, për të zhdukur njëherë e përgjithmonë nga drejtimi i vendit këta politikanë që jeta e të tjereve për ta, vlen një grusht lekësh.

Ne nuk do ta harrojmë kurrë Arditin! Pa vënë drejtësi për të, nuk do të ketë paqe në këtë vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here