Qeveria “Rama” me avion personal? Ministria nuk jep informacion

0
356

“Ismaili” pritet të jetë avioni  radhës që mund ti bashkohet flotës së Air Albania. Ndryshe sa më parë avioni është më i vogël çka nënkupton se mund të jetë për linja më të shkurtra. Pavarësisht se ka ndaluar prej datës 9 shkurt në pistë, çudia është se nuk ka asnjë të dhënë se për çfarë do të shërbejë.

Madje nuk kanë munguar as deklaratat se do të jetë për shërbimet qeveritare apo fluturimet VIP. Nisma “Thurje” shkruan në Facebook se avioni do të jetë për shërbime qeveritare, gjë që nënkupton se kostoja e tij do të jetë e lartë dhe qeveria “Rama” bëhet kështu ndër të paktat në rajon që ka një avion për shërbimet qeveritare.

Zyrtarisht nuk është konfirmuar se kemi të bëjmë me një avion të blerë vetëm për nevojat e qeverisë. Megjithatë duket se të dhënat e plota do të jepen vetëm kur ministria përkatëse të vendosë të presë shiritin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here