“Krimi në fytyrën e rrënuar të… ”, Noka zbërthen aksionet e OFL: Rama po i’u thotë kriminelëve ‘fshihuni’

0
101

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka folur për zhvillimet më të fundit në vend që kanë të bëjnë me operacionin e Policisë së Shtetit dhe strukturës së Operacionit forca e Ligjit.

“Partia Demokratike është deklaruar që në kohën e qeverisjes saj se ka qenë për zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe shkeljes së ligjit. Ndaj për të qartësuar çdo skeptik, arsyeja pse ne jemi tejet skeptik ndaj Anti-KÇK është sepse KÇK nuk mund të bëjë ligj ANTI-KÇK. Njeriu që përfaqëson botën e errët të krimit, nuk mund të jetë ai që lufton këtë botë, e gjitha kjo është propagandë. Edi Rama në të gjitha sondazhet të realizuara nga ai vetë dhe shoqata pranë tij, ka mësuar se është në një pikiatë. Pse u liruan të gjithë bosët një e nga një gjatë viteve të qevrisjes së tij? Të gjithë drejtojnë gishtin dhe tregojnë se është Edi Rama.

Pjesë nga biseda me gazetarin Enea Meksi:

Si e konsideroni vendimin për të plotësuar një vërtetim, a është e mjaftueshme dhe a ka bazë ligjore për tu zbatuar kjo paketë?

Noka: Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sepse po të kishte, do ishte rrëzuar që në fillim. Anti-mafia është një nga më të mirat në Europë sepse është ndërtuar në konsultim me partnerët. Asnjëherë këta nuk kanë kërkuar një ligj të ri.

Në ligjin anti-mafia, përfshihet edhe pjesa e sekuestrimit të pasurive?

Noka: Në mënyrën më të detajuar, ”Gjurmo paranë” është ligji anti-mafia. Nëse këta do ta kishin përdorur, mund të kishin bërë një amendim, por e kanë hedhur në kosh prej 7 vitesh. Shqipëria është baza operacionale e krimit europian. Është vendi kryesor i prodhimit të hashashit në Europë, Shqipëria sot është vendi tranzit i heroinës dhe kokainës. Kjo do të thotë se kemi probleme të mëdha me korrupsionin. Ky ligj nuk është përdorur asnjëherë në 7 vjet, sepse ka një vullnet politik për të mos e ndëshkuar krimin, për të lejuar korrupsionin galopant. Me ligjin anti-mafia që nga Edi Rama dhe të gjithë poshtë tij, do të kishin probleme me drejtësinë nëse do të zbatohej. Kush i ka dhënë leje për makinat e blinduara, kush iu ka dhënë urdhër? Policia, po të donte policia nuk i lejonte.

Rama ka thënë se Anti-KÇK do të bëhej për prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar ndërsa një nismë e tillë nuk është parë të ndërmerret!?

Noka: Është show propagandistik dhe makiazh, sepse krimi i organizuar është bërë i neverishtëm për shqiptarët bashkë me fytyrën e rrënuar të Edi Ramës, ai ka zgjedhur t’i bëjë makiazh fytyrës së ‘rilindjes’. U katandis gjithë ai operacion për të kapur 5 makina që është gjëja më e thjeshtë, një urdhër i drejtorit të policisë për të mos lejuar makinat e blinduara në pronësi të  personave të dyshuar. Pse duhet të shpenzosh gjithë ato para dhe investime të mëdha?

Ka pasur edhe kontrolle për lëndë narkotike, armëmbajtje pa leje etj. Nuk është kjo një mënyrë e mirë për të frenuar së paku fenomenin e armbajtjes pa leje?

Noka: Nuk luftohet krimi me fushata, një gjë e tillë do të thotë të tallesh me inteligjencën e qytetarëve dhe me veten. Tjetër gjë është krimi i rrugës që edhe mbulohet përmes një aksioni, por jo krimi i organizuar. Në këtë mënyrë vetëm i’u dërgohet lajm kriminelëve që ju thotë pastrohuni dhe fshihuni se do ju kapim. /Fax News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here