Standard.al

Gazetari investigativ nxjerr zbuluar Veliaj: I jep 360 milionë “NELSA”, kompanisë të gruas të Ballës

0

Ish kryeminstri Sali Berisha ka publikuar në Facebook shkrimin e gazetarit investigativ N Hoxha, i cili ka denoncuar hapur aferën nga tenderi i fundit i Drejtorisë së Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve Tiranë. Sipas gazetarit Veliaj i ka dhënë 360 milion lekë gruas së Ballës i dënuar më parë pë korrupsion tenderash.

Postimi i plotë:

Per te vjedhur bashkarisht nuk njohin asnje ligj!

Lal Plehu ne kundershtim flagrant me ligjet i jep 360 milion leke zonjes Balla!

Lexoni denoncimin e gazetarit investigativ. sb

https://www.facebook.com/290723563370/posts/10157489272948371/

Veliaj i jep 360 milion “NELSA”, kompanisë të gruas së Ballës i dënuar për korrupsion tenderash
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 10/02/2020 1

Edhe pse në korrik të vitit 2018 u dënua me 3 vite burg për akuzën me korrupsion në tenderat e fituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, kjo gjë nuk e ka penguar kompaninë “Nelsa Shpk” të Nexhmi Ballës të fitojë sërish tendera. Kompania e tij, e cila tani është në administrim nga gruaja e tij, Lizeta Balla, vazhdon të gllabërojë para nga buxheti i shtetit.

Tenderi fundit i fituar me objekt “ Blerje Ushqime për Vitin 2020 – Loti I – Blerje mish viçi, mish pule dhe vezë” nga kjo kompani është në 17 janar të këtij viti dhe ka një fond prej 360 milionë lekësh. Institucioni përgjegjës për këtë tender është Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve Tiranë.

Por kjo nuk është asgjë sepse sipas të dhënave të Thesarit që nga 1 gushti i 2018-s deri në 1 shkurt të 2020-s, në drejtim të kësaj kompanie janë kryer 250 transaksione monetare me një shifër prej 470 milionë lekësh.

Ndërsa në 4 vitet e fundit “Nelsa” ka përfituar nga buxheti i shtetit plot 2.5 miliard lekë.

Numrin më të madh kjo kompani i ka fituar në fushën e Shëndetësisë, ku marrë 30 tendera me një shifra totale prej 186 milionë lekësh.

Gjithashtu edhe nga tenderat në bashkitë e vendit apo nga institucione të tjera shtetërore kjo kompani ka përfituar plot 370 milionë lekë me 24 tendera i shpallur si fitues.

Kohët e fundit po flitet shumë për izolimin e përsonave në burgje që punët i tyrë i kryejnë nga brenda, por mesa duket i ashtuquajturi sistemi “41-bis” nuk po funksionon.

Fotografia e Sali Berisha
Fotografia e Sali Berisha

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.