Ende në proces Vetingu, Adnan Kosova merr postin e rëndësishëm në Prokurori

0
150

Adnan Kosova, edhe pse ende në proces të hapur Vetingu, pasi çështja i ka kaluar Kolegjit të Posatshëm të Apelimit, është zgjedhur në krye të sektorit të dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Vendimi është marrë nga kryeprokurori Çela, i cili duket se nuk ka marrë parasysh procesin e hapur në KPA.

KPK, që është shkalla e parë e vlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, e kishte konfirmuar në detyrë Kosovën prej dhjetorit të vitit 2018, por duket se ONM ka pasur pretendime me disa pika që lidhen kryesisht me pasurinë e subjektit të rivlerësimit.

IKP: Subjekti Kosova nuk arrin të justifikoj një shumë të konsiderueshme për blerjen e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 98m2. Kjo sjellje cënën besimin në publik. Subjekti ka shmangur tatimet për vlerën 1 mln 500 lekë dhe për të ardhurat 2.5 milionë lekë për shitjen e një apartamenti në Korçë.

Ndërkohë që një nga pikat më shqetësuese në drejtim të Kosovës, kanë qenë denoncimet e mbërritura nga qytetarët, të cilët mes të tjerave e akuzojnë për lidhje me persona të botës së krimit në qytetin e Beratit, që sipas tyre janë informacione që gjenden lehtësisht në google.

IKP: Kanë ardhur denoncime të shumta nga publiku edhe pas afatit 15 ditor. Megjithatë, nëse vërtetohet e kundërta, ne tërhiqemi. Ka ardhur një denoncim, nëse ju jeni dakord, ne jemi gati ta sjellim. Denoncimi ka ardhur në 17 dhjetor 2019, ku pretendohet se Kosova ka lidhje të afërt me persona me të kriminale, në Berat. Persona me precedent penal, që sipas denoncuesit mund të gjenden edhe në Google.

Ndërkohë që mbrojtësi Sokol Haizaj është shprehur se pretendimet e Komisionerit Publik janë të pabazuara, dhe se lidhur me dyshimet për shifrën prej 1.5 milionë lekësh, vihen në dyshim provat që ata kanë paraqitur në KPK.

Mbrojtësi Sokol Hazizaj: Pretendimi i IKP nuk është i bazuar në faktin përsa i përket vlerësimit të provës. Dyshimi për shumën 1.5 milionë të marrë kapar, vë në dyshim ekzistencën dhe argumentet ligjore e provat që kemi parashtruar në KPK.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here