Dy të vdekur nga gripi në Shqipëri, Bino: Jemi në prag epidemie

0
115

Shqipëria është në prag të epidemisë së gripit. Konfirmimi vjen nga shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Vetëm javën e fundit për shkak të problemeve në rrugët e frymëmarrjes rreth 25 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekut. Ndërkohë që për shkak të komplikacioneve të gripit dy persona kanë humbur jetën.

“Kemi patur dy vdekje, 2 persona në moshën mbi 60 vjec, persona me probleme të tjera dhe që nuk janë vaksinuar. Jemi në një intensitet të lartë të gripit e cila monitorohet cdo ditë. Janë disa vende në rajonin evropian edhe fqinji ynë Greqia ka një intensitet të lartë të gripit”, tha Bino.

Përballë kësaj situate në Tiranë katër qëndra shëndetësore për pacientët e vegjël do të ofrojnë shërbim 24 orë. Ndërsa urgjenca e pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” gjatë fundjavës do të punojë me personel shtesë. Masat i bëri të ditura ministrja e Shëndetësisë para deputetëve të komisionit përgjegjës parlamentar.

“Për të ulur flukset në QSUT, janë 4 qendra shëndetësore që mbulojnë territoret në zonën e Kombinatit, në laprakë, në ish-bllok, dhe qendra shëndetësore 10 në zonën e oxhakut”.

Ndonëse në vend po qarkullojnë tre viruse të gripit, dy te tipit A dhe nje i tipit B specialistët tregojnë se 60 % e rasteve janë prekur nga virusi AH1N1. Numrin më të lartë të personave te prekur nga gripi e përbën grup mosha mbi 60 vjeç me 56% të pacientëve, ndiqet nga ajo 45 deri ne 59 vjeç e më pas vijnë fëmijët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here