Përse duhet të vrapojmë?!

0
120

Nga: Ylli Dylgjeri

 

– Asnje fjale nuk thuhet per reduktimin e korrupsiont!
– Soreca dhe Ministresha mashtrues te papare

Studime të ndryshme kanë treguar se të mirat që vijnë nga vrapi janë të llojeve të ndryshme. Duke filluar me reduktimin e stresit e deri në luftimin që i bën sëmundjeve të ndryshme me origjinë kanceroze. Vrapi konsiderohet si ushtrimi më i mirë aerobik që ndihmon trupin në shumë aspekte duke i dhënë atij më shumë energji, elasticitet si dhe e bën të duket më pak i plakur edhe pas shumë vitesh. Këto dhe shumë të tjera lexojini më poshtë për të kuptuar pse duhet të vrapojmë

Redukton Stresin
Të vrapuarit, ashtu si shumë ushtrime të tjera fizike është ndihmuesi më i mirë për t’u çliruar nga emocionet negative si dhe stresi. Ai ndihmon gjithashtu edhe në çlirimin e emocioneve pozitive duke luftuar deri diku depresionin e lehtë. Studimet tregojnë se të rriturit që vrapojnë më shumë, zakonisht janë më të lumtur se ata që nuk vrapojnë. Nëse do të vraponit do të ndiheshit jo vetëm më të lehtësuar, energjik, por edhe më kreativ. Përveç të tjerash ai të ndihmon të përmirësohesh edhe në ushtrime të tjera fizike apo tërë steminën tuaj.

Ndihmon në humbjen e peshës
Humbja e kileve të tepërta është një nga arsyet fillestare pse njerëzit fillojnë vrapin. Meqenëse është një nga ushtrimet më gjithëpërfshirëse, duke përmendur këtu vënien në lëvizje të të gjitha gjymtyrëve, sigurisht që është një ndër aktivitetet fizike më efikase për të humbur peshë. Gjatë këtij ushtrimi njeriu humb rreth 100 kalori për milje. Sepse meqë ai ndihmon edhe në ndërtimin e muskujve, pjesë jo aktive e metabolizmit do të rritet që do të thotë se keni më shumë gjasa të humbisni kalori teksa pushoni. Nëse e kombinoni vrapin me një dietë të shëndetshme, do të ndieni menjëherë një ndryshim në mënyrën se si dukeni.

Të mirat që përfiton trupi
Të mirat që përfiton jo vetëm trupi por edhe mendja është se teksa vrapojmë ndodh prodhimi i disa substancave të caktuara të njohura si endorfina, që stimulojnë një gjendje të qetë dhe mirë shpirtërore. Përveç kësaj disa njerëz mund të flenë më mirë në qoftë se vrapojnë. Sidomos ata të cilët vuajnë disi nga depresioni i lehtë apo një vetëvlerësim i ulët. Të vrapuarit të stimulon sensin e vetpërmbushjes jo vetëm në aspektin shpirtëror, por edhe në atë të realizmit të qëllimeve dhe synimeve jetësore.

Të bën më të bukur
Njerëzit që stërviten përmes vrapit duke djegur më shumë kalori kanë mundësi të kenë trup më të tonifikuar sesa ata që nuk e praktikojnë këtë sport. Në fakt, ushtrimet e koordinuara me vrap janë thelbësore dhe të rëndësishme për të mbajtur trupin jo vetëm në formë të mirë shëndetësore por edhe fizike.

Redukton vitet
Për momentin ndoshta nuk mund të duket e rëndësishme por trupi juaj do të ndihet në një formë vërtet të mirë kur vitet të kenë kaluar. Gratë zakonisht e vuajnë sëmundjen e dobësimit të kockave me kalimin e moshës. Studimet kanë vërtetuar se jo vetëm ushtrime të caktuara, por specifikisht të vrapuarit ndihmon vajzat t’i kenë kockat më të forta. Pra është shumë e rëndësishme të vraposh sepse trupi juaj jo vetëm që do të ketë një formë të kënaqshme, por do të duket më pak i dhjamur.

Konkluzioni
Siç e lexuat te ky artikull shkencor nuk thote asnje
fjale se vrapimi ne natyre redukton korrupsionin!!!
Serrisht zoti Sorreca del nje mashtrues i papare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here