Inva Mula rrëfen me lot në sy: Nexhmije Pagarusha nuk ka qenë vetëm ikona e artit

0
142

Sopranoja Inva Mula ka treguar se ka pasur fatin ta njihte nga afër këngëtaren e madhe                                                   Nexhmije Pagarushën.

Me lot në sy pas homazheve që bëri pranë arkivolit të Nexhmije Pagarushës tha se sot për të është një ditë shumë e dhimbshme.

Inva Mula theksoi se për të Nexhmije Pagarusha nuk ka qenë vetëm ikona e artit.

“E kemi humbur fizikisht por do ta kemi për jetë të jetëve figurën e saj, zërin e saj, kumbimin e saj dhe të gjithë shoqërive artistike. Nexhmije Pagarusha ka qenë për mua jo vetëm ikona e artit por ka qenë edhe një mikeshë shumë e ngushtë e familjes time. Jam rritur me dashurinë e saj, për mua është një ditë shumë e dhimbshme”, tha Mula.

Homazhe ka bërë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here