“Hëna e urisë”/ Mbani sytë nga qielli, fenomeni i rrallë ndodh këtë javë…

0
129

Një dukuri e veçantë do të ndodhë brenda kësaj jave me satelitin Hënë. Do të ndodhë fenomeni i quajtur “Super Hëna”, duke e afruar atë më shumë se kurrë pranë Tokës, vetëm 50,000 km.

Për shkak të afërsisë, “Super Hëna” do të duket shumë herë më e madhe, më e ndritshme pasi orbita e saj është shumë pranë tokës. Si pasojë drita e saj do të reflektohet në Tokë më shumë se zakonisht.

Ky fenomen quhet ndryshe edhe “Hëna e dëborës” dhe nëse jeni duke pyetur veten përse, kjo është për shkak të fiseve vendase të Amerikës.

Kjo ishte mënyra sesi ata e ndiqnin ndryshimin e stinëve, pra sipas kalendarit hënor dhe ajo atij diellor. Hëna e plotë e janarit quhet një hënë ujku dhe u emërua kështu pas kafshëve që ulërijnë duke kërkuar ushqim në netët e ftohta të dimrit. Ndërsa hëna e dëborës është e parë e plotë në muajin shkurt. Kështu u emërua sepse gjatë kësaj periudhe bora zakonisht është më e thellë dhe për këtë arsye është shumë e vështirë edhe gjetja e ushqimit. Gjithashtu ajo njihet edhe me emrin “Hëna e urisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here