“Dy tentativa për grusht shteti”, Altin Goxhaj publikon dokumentin e ‘frikshëm’: Nëse nuk bëni siç themi ne, ju presim fondet

0
111

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për aktivitetet, ngjarjet dhe komentet e javës që po lëmë pas ndërsa e nisi bisedën duke folur për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas tij ky është një model tipik komunist teksa radhiti edhe argumentat që sipas Goxhajt mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë hde pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në system  dhe kontrollon gjithçka. Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qëeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”, tha Goxhaj.

Në vijim të bisedës, Goxhaj tregoi edhe disa dokumente që sipas tij faktojnë përpjekjet e klasës politike për falimentimin edhe rrënimin e vendit të diktuara theksoi ai nga Soros.

Avokati tha se borxhi public është rritur ndërsa nuk ka  asnjë alternativë për shmangien e falimentimit të shtetit përveçse anullimin e koncesioneve dhe PPP-ve, ndërsa arguemntoi se kjo nuk mund të bëhet lehtë, por duhen gjetur mekanizma që provojnë se dy herë radhazi është tentuar të bëhet grusht shteti, që të shërbei shtoi ai si pretekst për të justifikuar detyrimet në arbitrazh.

“Sekuestrimi bëhet kur falimenton. E gjithë Shqipëria po falimenton. Këtu kam një dokument që e kam paraqitur para një viti në këtë Televizion, sepse vetëm këtu lejohet të flitet për temën e falimentimit. Kjo nuk është qeveria e shqiptarëve, kjo është qeveri e Sorosit, është pushtuese. Para se ta shpopullojnë këtë vend që e kanë në plan, po bëjnë rrënimin dhe falimentiimin e tij. 750 milionë euro borxh dhe 500 milionë euro të tjera që quhet euro bond. Kjo do të thotë se në një shtëpi, të marrësh kredi në bankë, nuk ke mundësi të paguash dhe banka të merr shtëpinë. Gjithë këto para që janë marrë borxh nuk ke si i paguan se janë marrë shumë.

Po ku shkojnë këto para? Për PPP, Rilindjen Urbane, për të paguar rroga etj etj. 7 miliardë me të cilat duhet të ishin bërë ca rrugë të paktën, Berisha bëri rrugën e kombit dhe është aty rruga, por në këtë rast shkojnë në disa xhepa që nuk dihet se nga hyjnë dhe nga dalin.

Ky dokument ka dalë nga mediat ndërkombëtare dhe të Sorosit që thotë  Sorosi se ‘PPP në Shqipëri e kemi sjellë ne’. Koncension është që ta marr unë këtë investim dhe e shfrytësoj si vlerë, pas 30 vitesh ta kthej sërish ty. Por PPP është që merr para buxhetit të shtetit, dhe atë punë që duhet ta bëjë shteti, e bën privati por me çmime shumë më të mëdha. Në këtë dokument Sorosi thotë se e bëj unë. Këta i harxhojnë paratë për koorporatën e investimeve, siç thotë komunizmi, ia marrim privatit dhe e menaxhojmë ne por këta ia japin një private tjetër. Kam gjithashtu dokumentin e raportit për Shqipërinë, është një program në Amerikë që thuhet se Soros nga 2013 deri në 2021 dy faza për të bërë gjithë planimetrinë e ekonomisë në Shqipëri. Soros thotë se na ka hedhur 9 milonë dollar, tani ka shkuar në 11 milionë. Në këtë raportin tjetër thuhet “ne kemi një program me qeverinë që të bëjë gjithë politikën ekonomike dhe financiare me Shqipërinë, nëse qeveria nuk e bën siç themi ne, i presim fondet”. Pra janë zbatuar parimet e Sorosit. Këta po e falimentojnë Shqipërinë dhe arsyeja pse kanë shtuar aksionin e sekuestrove, u duhen për para, se shteti ka falimentuar e duhet mbushur arka”, tha avokati në Fax News.

Por cilat janë alternativat që e zgjidhin këtë situatë sipas Goxhajt?

“Ne Koalicioni për Shqipërinë, kërkojmë që programi i parë të filllojë me një komision hetimor parlamentar që të hetohet se Sorosi ka ndikuar në ekonominë shqiptare apo jo. Duhen hetuar të gjitha palët e përfshira dhe të vlerësohet nëse në vitin 2017 ka pasur zgjedhje apo grusht shteti. Kjo sjellë një argument të fortë për të anulluar të gjitha koncesionet. Nuk rrëzohet dot një kontratë me urdhër qeverie sepse duhet të pranosh falimentimin dhe shtuar faktin se nuk e fiton dot gjyqin, siç thonë këta se të vijmë në pushtet dhe e rrëzojmë.

Askush nuk është ankuar për sekuestrimin e pasurisë së Gylenit nga Erdogan, sepse kudo ndodh një grusht shteti apo pushtim, shteti ka arsyet dhe detyrën për të bërë çdo konfiskim të personave të tillë. Unë e kam cilësuar si grusht shteti procesin e vitit 2017. Si në 2019 që Lulzim Basha si i binduri i Sorosit ka synim të humbasë votot e qytetarëve opozitarë. Pavarësisht se ka pasur grusht shteti në 2013, zgjedhjet kanë qnë legjitime. Në 2017 ka pasur grusht shteti sepse qeveria tashmë nuk ishte legjitime. Nëse arrijmë të vërtetojmë se ka një grusht shteti dhe një axhendë për rrënimin e Shqipërisë dhe shpopullimin e saj, të gjitha këto kontrata, PPP çdo veprim që është bërë me përfituesit nga ky grusht shteti, të gjitha paratë kthehen pas dhe s’ka arbitrazh që të mos justifikojë.

Kjo varet nga vota, ne e kemi paraqitur formulën. Falimentimi ndalon duke ndaluar paratë që paguhen duke shpejtuar falimentimin. Janë më shumë se 60% e shqiptarëve nuk votojnë asnjërën, kemi një klasë politike në minorancë. Në këtë 40% konsiderohet se PS ka më shumë avantazhe se PD se njerëzit e kuptojnë çfarë neverie kanë ndaj kësaj opozite. Duhet të imponohet vullnet, a bënte dot Kurti qeveri nëse nuk bente koalicion. Me çdo rrethanë PS dhe PD nuk do bënin qeveri në rast se veprohet si në Kosovë. Nuk do gjejnë mënyrë tjetër dhe do të bëjnë qeveri teknike që zgjidh të gjithë çështjet kushtetuese dhe ligjore. Autorët e këtij grushti shteti janë Lulzim Basha dhe Edi Rama, formula e vetme e këtyre është pa zgjedhje, këta janë bashkë dhe veprojnë për Soros. Duhen forca të reja politike, dhe Koalicioni për Shqipërinë e di që shumica duan ndryshimin ndaj them hajde bashkohemi t’i largojmë”./FaxWeb.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here