U zhduk 3 ditë më parë, gjendet i varur 55-vjeçari nga Vlora

0
142

Është gjendur i vdekur në kodrat e Xhyherines shtetasi Arjan Berberi, i cili rezultonte i zhdukur prej 3 ditësh. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Berberi ishte larguar nga shtëpia e tij në lagjen Pavarësia pasditen e 4 shkurtit dhe që nga ajo ditë nuk ishte parë më.

Pas denoncimit të bërë nga familjarët e tij, policia u vu në lëvizje. Ka qenë një bari i zonës që ka njoftuar policinë ditën e sotme, se kishte gjetur një person të varur në degën e një ulliri.

Pas verifikimit nga familjarët rezultoi se ai ishte shtetasi Arjan Berberi. Ky i fundit vuante nga çrregullime mendore pas divorcit dhe kthimit nga Italia që në vitin 2001.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here