Mesazh ngushëllues nga Thaçi: Bota shqiptare krenohet me Nexhmije Pagarushën, i përjeshtëm mbetet emri i saj

0
125

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një mesazh pas vdekjes së këngëtares Nexhmije Pagarusha duke thënë se me të krenohet gjithë bota shqiptare.

STATUSI I HASHIM THAÇIT
Të pikëlluar me vdekjen e artistes së madhe, Nexhmije Pagarushës, e cila me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme, me të cilat krenohet krejt bota shqiptare.
Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar.

Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës! HTH

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here