Ngjela ‘plas’ bombën: Rama do të bllokojë SPAK, shpreson te fitorja e Rusisë mbi SHBA

0
84

I ftuar në studio e lajmeve në TV Ora, Ngjela u shpreh se paketa anti-KÇK shpallet në raste emergjente, por krimi aty ka qenë.

Ngjela ka shtuar se Rama do të sfumojë SPAK-un me dosje duke e bllokuar.

Sipas tij, Rama e bën këtë pasi ka shpresë që në përplasjen politike me SHBA-së dhe Rusisë, të fitojë kjo e fundit, të cilës nuk i intereson korrupsioni në vendin tonë.

Spartak Ngjela: Anti-KCK është akt normativ. Akti normativ është një urgjencë qeveritare për një çështje të caktuar që nuk pret të futet në parlament. Duhet të ketë nevojë dhe urgjencë. Shqipëria nuk ka asnjë urgjencë. Krimi ka qenë aty nuk doli sot. Ata duan të sfumojnë SPAK. 

Nëse do ta kishin shkelur ligjin për të nxjerrë veten. Këta kanë marrë pallatet e krimit ordiner. Këta duhen shpronësuar, qeverisësit e lartë. Nuk mund të kesh prona kur je kryeministër. Po korrupsionin e lartë shtetëror ku e ka? Do ta bllokojë SPAK-un me dosje, që të fitojnë kohë. Mbase e fiton Rusia përplasjen me SHBA. Natyrisht që politika ruse është me korrupsionin në Shqipëri. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here