VOTIMI/ Senati amerikan rrëzon nismën për shkarkimin e Presidentit Trump

0
128

Senati amerikan ka votuar këtë mbrëmje kundër shkarkimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump, duke e çliruar përfundimisht të parin e Amerikës nga akuzat për abuzim me pushtetin dhe atë të pengimit të punës së Kongresit.

Ishin 52 senatorë, të cilët votuan kundër shkarkimit të kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe 48 të tjerë e shpallën atë “fajtor” për akuzën e abuzimit me pushtetin. Ndërsa për akuzën tjetër, atë të pengimit të punës së Kongresit, votat u ndanë 53 me 47 në favor të Presidentit Trump.

Për shkarkimin e Kreut të Shtëpisë së duheshin 2/3 e votave të senatorëve ose e kthyer në vota 67 dhe ishte parashikuar që Trump do të shpëtonte pasi Senati kryesohet nga republikanët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here