Standard.al

Vieri paralajmëron Interin: Milani fiton derbin nëse ky futbollist luan…

0

Christian Vieri mund të quhet pa frikë lojtari që ka shijuar më shumë derbi në karrierën e tij.

Ish sulmuesi italian ka veshur fanellën e Interit, Lazio dhe Atletico Madridit duke luajtur kështu në 3 derbi të ndryshëm. I ftuar në emision sportiv “Tiki Taka” në shtetin fqinjë, Vieri duke analizuar derbin e Madoninës ku përballë do të vihen Interi dhe Milani ka theksuar se në fushë do të jetë Zlatan Ibrahimovic, Milani ka shumë shanse të fitoi derbin.

“Derbi është një përballje që nuk njeh favoritë. Për mendimin tim, nëse Milani ka Ibrahimoviçin në fushë ka shanse të bëjë diçka, përndryshe Interi ka mundësi më të madhe suksesi”, përfundoi Christian Vieri deklaratën e tij në emisionin “Tiki Taka”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.