Kush ishin bandat më të rrezikshme në Shqipëri, flasin gazetarët e kronikës në “Opinion”

0
161

Emisioni Opinion ka trajtuar këtë të mërkurë, historinë e bandave në Shqipëri. Gazetarë të kronikës dhe aktualitetit kanë dhënë detaje se si lindën këto bandat dhe kush ishin më të rrezikshmet.

Artan Hoxha: Pas rrëzimit të sistemit shteti e humbi kontrollin. Humbja e kontrollit të territorit nga shteti krijoi hapësirën për të lindur grupet e reja. Gaz Muça u ekspozua së tepërmi me anijen Vlora. Gjatë ngjarjeve që u zhvilluan në stadiumin e vjetër të Barit. Policia italiane pati probleme. Këtë emër që morri andej, rikthimi në Shqipëri… Kishin bërë një lloj trajnimi, dukja e këtyre në kryeqytet ra në sy. Sidomos përmendja e emrit nga Azem Hajdari e bëri që ai të vishej me një aroeolë në gjithë territorin. Këta ishin njerëz që rrini bashkë brenda territorit, brenda lagjes. Kush mund të kish sjellë nga jashtë ndonjë motor binte në sy. Po të marrësh një video të asaj kohe ata sot duken si aktorë humori. Ata ishin më tepër të zhurmshëm, bënin më shumë zhurmë se sa ishin në realitet banditë. Ata kishin sfidë me policinë që i kishte rrahur e cila tani më nuk kishte më fuqinë.

Ferdinant Dervishi: Gaz Muçën e vrau një bandë. Gazi vetë nuk dihet ca vrasje ka bërë në Shqipëri dhe nuk njihet asnjë vrasje në Shqipëri. Ai është vrarë nga Naim Zyberi dhe Franc Konomi sepse vëllai i vetë kishte vjedur një motoçikletë. Ky grupi tjetër ku ishte përfshirë Naim Zyberi ishte grup i mirëstrukturuar. Këta më vonë vajtën i vunë gjobë Mirit të Xhikës dhe Artur Grorit. Pastaj vranë Artur Gronin në derë të shtëpisë. Kjo ka qenë një bandë e mirëstrukturuar./ Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here