E akuzuan si të për*alë dhe të droguar, deputetja u përgjigjet kritikave

0
109

Anëtarja e parlamentit britanik, Trejsi Brabin, u kritikua sot ashpër për veshjen e saj me shpatullat jashtë. Ajo u akuzua se dukej si një e përdalë dhe e alkoolizuar teksa u paraqit në parlament me një veshje të konsideruar si të papërshtatshme.

Deputetja e partisë së majtë britanike iu përgjigj kritikave ndaj saj duke kërkuar që “njerëzit të dëgjojnë atë çka femrat kanë për të thënë dhe jo të fokusohen te veshjet e tyre.”

Një individ në Twitter shpërndau një foto të deputetes duke pyetur: “ A është kjo një veshje e përshtatshme për në parlament?”

E indinjuar, Brabin u përgjigj në Twitter duke thënë: “ Më vjen keq që nuk kam kohë t’ju përgjigjem të gjithëve, por dua të konfirmoj se nuk jam as ‘një e alkoolizuar, as ‘një e përdalë’ dhe as ‘gati për të dhënë gji’. Kujt ia merrte mendja se njerëzit do të shqetësoheshin kaq shumë nga një shpatull.”

Anëtarja e partisë së punës foli sot në mëngjes për BBC duke u shprehur se ndjente përgjegjësi për tu përgjigjur ndaj kritikave seksiste. “Është një rast tjetër I seksizmit që hasim çdo ditë. Po i rrisim vajzat tona në mënyrën e gabuar.”

Zonja Brabin, një ish aktore telenovelash, zëvendësoi Xho Koks në partinë e majtë, pasi kjo e fundit u vra nga aktivisti ekstremist i djathtë në 2016.

Brabin komentoi më tej: “Fustani 35 dollarësh vërtetë ishte me shpatullat jashtë, por ai u ul më tepër se ç’duhej kur u ngrita për të folur.”

Ishte ky incident që shkaktoi qindra përgjigje në Twitter. Disa prej tyre e akuzuan deputeten se dukej “si të ishte kthyer nga një klub , ndërsa një tjetër kërkoi largimin e saj nga parlamenti.

Shumë të tjerë erdhën në mbrojtje të saj dukë thënë se: “Ajo mund të veshë dhe bikini, për sa kohë vazhdon të luftojë për çështje sociale.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here