Dhimbja e kokës nga alkooli i tepërt/ Ja si ta largojmë

0
130

Një natë e kaluar me miqtë mund të jetë shumë e dëmshme nëse të nesërmen duhet te jesh diku. Një pije kthehet në disa dhe pa e kuptuar je zgjuar të nesërmen me një dhimbje të tmerrshme koke, dhimbje muskujsh dhe marrje mendësh.

Nuk je i vetëm, pasi kjo i ndodh 76% të botës të paktën një herë.Arsyeja pse ajo ndodh është se niveli i alkoolit në trup tashmë është drejt zeros dhe kjo dërgon një sinjal të tillë në tru.

Metoda më e mirë për të shpëtuar nga kjo dhimbje është ta parandalosh. Një metodë është zgjedhja e llojit të duhur të alkoolit. Disa përbërës që kanë të bëjnë më fermentimin e alkoolit mendohet të jenë shkaktarë për dhimbjet dhe ato ndodhen në sasi më të mëdha në pije me ngjyra më të thella. Pra sa më e errët ngjyra e pijes alkoolike, aq më e vështirë do të jetë dhimbja për tu duruar të nesërmen.

Pija me një stomak bosh gjithashtu duhet shmangur, pasi ushqimi ndihmon në thithjen e alkoolit.

Por këto masa parandaluese jo gjitmonë ndiqen. Në këto raste këshilla më e mirë për shërimin e dhimbjes së kokës është konsumimi i produkteve që përmbajnë vitaminë A,B, zink, kalium.

Ato gjenden me shumicë te vezët, mishi, peshku, patatet dhe asparagu. Avokadot dhe bananet janë gjithashtu të këshilluara.

Uji është një tjetër ndihmues. Sa më shumë sasi uji të konsumohet menjëherë pas zgjimit, aq më shpejt do të largohet dhimbja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here