Shqiptarët ‘zhyten’ në borxh, çdo person duhet të paguajë 2600 euro për huanë e shtetit

0
120

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Standard & Poor’s” vlerëson sërish me B+ ekonominë shqiptare.

Borxhi publik është ulur me 5 pikë për qindje në tre vitet e fundit duke zbritur në nivelin e 67.9% e prodhimit kombëtar, ose 2600 euro për çdo shqiptar.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Adrian Civici, ritmi i uljes së borxhit ka qenë i ulët por pozitiv është fakti se nuk është shtuar.

Civici: Ekonomia ka rritje të qëndrueshme dhe rritje pozitive. Qeveria ka më shumë para në dispozicion për ta shlyer borxhin më shpejt. Ritmi i uljes së borxhit ka qenë i ulët, mund të përmend pozitiv faktin se borxhi nuk është shtuar dhe nuk duket dhe ndonjë lloj politike për ti zgjidhur problemet përmes shtimit të borxhit. Njëkohësisht defiçiti buxhetor është nën kontroll, nën 2%.

Civici shpreh shqetësimin dhe për emigracionin masiv që sipas tij do të ndikojë në ekonomi.

Civici: Ikja e shqiptarëve në lidhje me borxhin ndikimin e parë e ka ndikim statistikor. Meqenëse sasia e borxhit është konstante, e pjestuar me një numër më të vogël shqiptarësh natyrisht që sasia e borxhit për frymë rritet. Mbi shpatullat e shqiptarëve që janë në Shqipëri, pesha e borxhit do të ndihet më e rëndë sepse do të detyrohen të shlyejnë një borxh që është marrë  nga disa qindra e mijëra njerëz më shumë që kanë qenë në Shqipëri.

“Standard & Poor’s” konfirmon me perspektivë të qëndrueshme ekonominë shqiptare.

Nëse kjo tendencë do të vazhdojë, vlerësimi për borxhin publik të Shqipërisë mund të rritet me një notë më të lartë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here