Standard.al

Situata e gripit, ISHP: Rritet numri i të prekurve

0

Gripi është një sëmundje ngjitëse e rrugëve të frymëmarrjes e cila mund të çojë në gjendje të rëndë shëndetësore me shtrime në spital, e ndonjëherë deri në vdekje. Instituti i Shëndetit Publik, informon se në rrethin e Tiranës prirja e infeksioneve respiratore paraqitet në rritje në javën e katërt të 2020.

“Prej fillimit të vitit në vend është evidentuar qarkullimi i viruseve A/H1pdm09, A/H3 dhe B të gripit. Në javën e katërt të vitit 2020 vërehet një prirje në rritje e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtme dhe ky numër është 4% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në javën e katërt të 2020 aktiviteti i IRA paraqet prirje në rritje, aktivitet gjeografik të përhapur, intensitet mesatar, impakt mesatar”, -thuhet ndër të tjera në të dhënat zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Shëndetit Publik ka ftuar të gjithë qytetarët të kujdesen për higjenën vetjake dhe të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtyre institucioneve, ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orientim për periudhën e sezonit të gripit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.