Shkruhet historia! Për herë të parë dy gra në krye të Kuvendit të Kosovës

0
118

Për herë të parë në histori të Republikës së Kosovës, dy femra do të udhëheqin punën dhe do të vendosin rendin e ditës në Kuvendin e Kosovës.

Vjosa Osmani është zgjedhur kryeparlamentare, pasi kjo pozitë u la e lirë kur Glauk Konjufca u zgjodh Ministër i Punëve të Jashtme.

Po ashtu, sot gjatë tërë ditës Kuvendin e udhëhoqi nënkryetarja e parë e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Tani këto të dyja do të jenë në krye të çdo seance të Kuvendit, përveç në raste të veçanta kur ndonjëra nga to do të mungojë.

Është hera e parë që në histori të vendit, një femër udhëheq me Kuvendin. Deputetët u treguan të gëzuar me këtë fakt, dhe disa nga u panë duke shkrepur nga një fotografi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here