PD i kundërpërgjigjet avokatit të biznesmenit Bego: Taulant Balla të mos fshihet, pasuria e mikut të tij duhet të jetë që sot objekt i KÇK

0
266

Partia Demokratike i është përgjigjur avokatit të biznesmenit Edmond Bego, Ardian Leka, i cili tha në një lidhje telefonike për “News24” se nëse opozita ka fakte, që klienti i tij ka marrë mbi 14 milionë euro tendera publikë, le të përballet në Prokurori.

Ish-deputeti demokrat, Endri Hasa, shkruan në “facebook” se Bego i ka marrë këto para publike, në mënyrë të paligjshme, përmes miqësisë me numrin dy të PS, Taulant Balla.

Mesazhi i Endri Hasës:

Ish-deputeti Endri Hasa i përgjigjet avokatit të Edmond Begos: Taulant Balla mos të fshihet pas avokatit të mikut të tij trafikant droge, por të dalë nga skuta luksove e ta mbrojë vetë Begon

Taulant Balla ? të mos fshihet pas avokatit të mikut të tij trafikant droge, por të dalë nga skuta e tij luksoze dhe ta mbrojë vetë Edmond Begon. Pasuria e mikut të Taulant Ballës duhet të jetë që sot objekt verifikimi nga ligji anti KÇK, pasi Edmond Bego është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Pas miqësisë me Taulant Ballën, Edmond Bego ka marrë mbi 14 milionë euro para publike në mënyrë të paligjshme. ?

1. A gjen dot Policia rrugën që të verifikojë mikun trafikant droge të Taulant Ballës?
2. A do të verifikojë edhe pushtetarët që po e mbështesin atë për të pastruar paratë e drogës me projektin 60 milion euro të zhvendosjes së Lumit Lana ?

Me propagandë bajate nuk mund të mbulohet dot e vërteta: KÇK nuk e lufton dot KÇK!☠

83675880 2635898596531531 8890171020946702336 O

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here