Nuk i japin drejtësi për vrasjen e vëllait, e motra shpërthen në akuza: Ai nuk ka për ta gëzuar jetën…

0
86

Gjykata e Korçës ka kthyer tek prokuroria për rihetim vrasjen e Altin Balliut, të ndodhur 1 vit më parë në qytetin e Korçës.

Ndërsa sot pritej dhënia e vendimit për të dyshuarin Olger Mustafa, gjykata i ka lënë detyra shtesë organit të akuzës, ndërkohë që familja e të ndjerit hedh akuza të forta në drejtim të prokurorit të çështjes, Edmond Shytko.

Klodjana Rapca motra e viktimës, shprehet se vëllai i saj po vritet për herë të dytë nga prokurori, për të cilin hedh akuza se është i paguar.

“Sapo dola nga gjyqi që po zhvillohet për tim vëlla, nuk di se çfarë do të vendoset, po dua të drejtën. Gjykata vendosi që të hetohet sërish, prokurorit Edmond Shytkos që kurrë mos ia dëgjogsha emrin , po bëhet më kriminel se ai që më vrau vëllanë.

Ky prokuror thotë të njëjtat gjëra, thotë që ai është me depresion, nuk është e vërtetë fare, është paguar prokurori, do ta ndjek deri në fund këtë çështje, në të kundërt do të bëj vetëgjyësi. Me gjakun e tim vëllai ai nuk ka për ta gëzuar jetën”, shprehet e motra e viktimës.

“Të bëhet një skicë nga ekspertë kriminalistike për pozicionin e viktimës, gëzhojat në vendngjarje.

Të bëhet një raport i plotë: A ka patur persona te tjerë që iu rrezikohej jeta. Të arrij të vlerësoj kur është gjuajtur në makine, a ka pasur persona të tjerë. Një skemë me skicë ku përfshihen gjithë elementët.

Avokati mbrojtës i vikimës ka kërkuar rikqyrje të vendit të ngjarjes”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Faktit në Korçë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here