I nderuar Shkëlqesia Juaj zoti David Sassoli: Shqipëria europiane ka pësuar knockdown

0
118

Nga: Artan Fuga

—————————————————-
Unë nuk e di sesi arriti zoti David Sassoli, kryetar i Parlamentit Europian, te përfundimi se në Shqipëri gjeti një bashkim të njerëzve rreth projektit të integrimit europian.

Ashtu qoftë!

Nuk e di se ku u mbështet, ku i mori faktet, ku i bëri matjet e opinionit, ku i studjoi prirjet e ekonomisë, të kulturës, të administrimit.

Punë e tij!

Uroj të mos ketë gabuar! Do të m’a donte zemra!

Sa për mua, unë i qendroj bindjes që vjen nga studimet e mia se :

1. Realiteti i shoqërisë shqiptare i është larguar gjithnjë e më shumë integrimit europian, jo vetëm në politikë, por, edhe në art, kulturë, shkencë, ekonomi.

2. Shqiptarët emigrojnë në Evropë sepse ndjejnë se modeli europian është në zbehje dhe në pikjatë në Shqipëri.

3. Në Shqipëri veprojnë faktorë të fuqishëm që nuk kanë asnjë interes që Shqipëria të integrohet në BE. Si asnjëherë më parë Shqipëria është e përçarë mes qytetarëve që vazhdojnë ende të duan një afrim me BE, dhe lobive të fuqishme antievropiane në veprime, por hipokrizisht europianiste.

4. Modeli i zgjedhjeve, i gjykatave, i drejtësisë, i ekonomisë, i të drejtave të njeriut nuk ka asnjë avancim, përkundrazi është në lëvizje të kundërt me modelet europiane.

5. Shqipëria europiane, Shqipëria e rrënjëve, e traditës, ka qenë pjesë e Europës në besimet, organizimet sociale, vlerat njerëzore, kurse sot kulturalisht dhe ekonomikisht, politikisht është e izoluar nga Evropa. Njësoj, në disa drejtime të rëndësishme, si në kohën e Perdes të Hekurt!

Hapen ose nuk hapen negociatat, kjo nuk ka lidhje fare me atë që fatkeqësisht është sot pozicioni i lobeve të fuqishme shqiptare kundër BE.

Unë uroj sinqerisht që zoti David Sassoli t’a ketë të bazuar çka deklaroi, të mos e kenë gënjyer, ose më keq, të jetë vetëgënjyer!

Forcimi i europianizmit në Shqipëri kërkon përqasje të tjera sa nuk është shumë vonë!

Fotografia e Artan Fuga
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here