DEBATI / Ngjela ja plas zv.ministrit: Ti nuk je askush, të ka sjellë Edi Rama

0
141

Një debat i fortë është zhvilluar në Open në Top Channel mes avokatit Spartak Ngjela dhe zv-ministrit Julian Hodaj.

Debati nisi kur avokati tha se struktura e re e krijuar OFL nuk është strukturë ligjore. ‘Nuk e njeh ligji këtë strukturë. Kjo u bë për të sfumuar SPAK-un’- tha Ngjela.

Ti se ke lexuar as aktin normative dhe nuk ke lexuar ligjin- ndërhyri Hodaj.

‘Mos më ndërhy, ti nuk je askush. Të ka sjellë Edi Rama ty. Nuk je askush ti të bësh debat me mua’- vijoi debatin Ngjela.

‘Këta kanë punuar me mafian e ndërtimit. Çfarë bëjnë me këta, marrin 10 vetë i arrestojnë dhe me ato që kanë bashkëpunuar nuk i arrestojnë dot. Është stukturë e panevojshme që synon të sfumojë SPAK-un që të shpëtojnë veten- tha Ngjela.

‘Por SPAK-u është krijuar. Ka kryetarin dhe 8 prokurorë brenda saj- iu kundërpërgjigj Hodaj.

‘Nuk është institucionalizuar akoma se duhet të presë Byronë Kombëtare të Hetimit. Shko paguaj policët se i keni lënë në mëshirë të fatit. S’jam këtu për të bërë debat me ju’- iu kundërpërgjigj Ngjela.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here