Mbretëria e Bashkuar largohet nga BE, ja si reagon Dua Lipa

0
149

Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian pas 47 vitesh pjesë e saj.

 

Kjo ngjarje u përcoll me reagime të shumta, në mesin e shumë emrave të njohur reagoi edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

 

Ajo përmes një fotografie bëri të ditur se është rikthyer në Londër pas një kohe qëndrim në Amerikë.

Këngëtarja ka postuar në rrjete sociale, një deklaratë të kryetarit të Londrës, Safiq Khan, duke nënkuptuar se po pajtohet me atë që ka thënë ai.

Në këtë letër thuhet se ani pse Britania po largohet nga BE, Londra do të mbetet qytet evropian dhe do të vazhdojë të mirëpres njerëz nga e gjithë bota, pavarësisht racës, pasaportës apo flamurit kombëtar të tyre.

“Ju jeni londinezë. Ju jo vetëm që e pasuroni qytetin tonë në mënyrë ekonomike, por edhe shoqërore dhe kulturore. Nga ushqimi dhe moda jonë, deri tek risitë tona dhe shërbimet tona publike, ju jeni thelbësor për suksesin e qytetit tonë, të bërë nga arsyet kryesore pse Londra mbetet qyteti më i madh në botë”, shkruan ndër të tjera Khan.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here