‘Idiotit i duken të tjerët si idiotë’/ Paloka ironizon keq Ramën: Me Llesh e pa lesh…

0
117

Nga Edi Paloka

Nuk thonë kot: ‘Idiotit i duken të tjerët si idiotë’.

‘Tërhiquni se nuk është vonë’ -ju thotë Lleshi kriminelëve.

‘Nga e hëna nuk do kenë ku të futen’- thoteë ai tjetri…

Dy idiotë, që trajtojnë shqiptarët si idiotë…

Pra ne duhet të besojmë që krimi në Shqipëri paska mbërritur në këtë pikë sepse Rama nuk kishte nxjerrë akoma këtë Aktin Normativ për të cilin ka shtatë vjet që punon…!

Shtatë vjet, krimi kapi majat e shtetit sepse ata 50 policët me maska, nuk kishin bërë ‘pompa’ sa duhet…?!!!

Megjithatë, kanë bërë ç’kanë bërë deri tani ( ndonjë vrasje të vogël, pak plagosje, ca kile kokainë, ndonjë grabitje kalimtare…) deri nesër kanë kohë të pendohen e të tërhiqen…fjala e Lleshit. Përndryshe i piu e zeza të gjithë , ‘ferri i pret’…fjala e kapos me paruke të gjata.

Nuk do të falen vetëm ata kriminelë e banda që gjatë kësaj kohe mund të kenë shprehur pendesë apo ca me keq kane deklaruar poshtë e lartë se nuk blejnë e nuk vjedhin me vota për ‘rilindjen’ dhe Ramën.

Ata bëjnë mirë të largohen fare se ndryshe kapoja do ti hedhi vështrimin e tij me syrin e keq …

O Edvin! Me Llesh e pa lesh!

As nuk mashtron dot me njeri e ca me shumë nuk tremb dot njeri tani që ke mbaruar me të gjitha…

Po ke mbaruar me te gjitha ama…!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here